Po mbahet sot protesta e 25-të në Tiranë, ku qindra qytetarë janë grumbulluar sërish poshtë zyrës së kryeministrit Edi Rama duke kërkuar me këmbëngulje ndryshim të klasës politike.
Pavarësisht motit të paqëndrueshëm, me qindra qytetarë nuk janë ndalur, duke u bërë sërish bashkë për të kundërshtuar investimet amerikane në vendin tonë, e jo vetëm.
Protesta e 25-të ka nisur pak më ndryshe nga herët e tjerapasi protestuesit zgjodhën që të këndonin himnin e flamurit shqiptar, pak para nisjes së fjalimeve të tyre.
Pasi protestuesit kënduan himnin teksa mbanin dorën në zemër, ashtu si prej më shumë se 20 ditësh, të pranishmit kanë vijuar me fjalimet e tyre duke kërkuar një Shqipëri të re dhe revolucion.
