Hapësire reklamuese

Bota

Tërmetet në Venezuelë,188 viktima, 1520 të plagosur dhe qindra nën rrënoja! Vijon operacioni i kërkim-shtëtimit, marrin pjesë ekipe të specializuara nga e gjithë bota

Shkruar nga Newsbomb
Tërmetet në Venezuelë,188 viktima, 1520 të plagosur dhe
termete ne Venezuele

 
Numri i të vdekurve nga dy tërmete shkatërruese në Venezuelë është rritur në të paktën 188 persona, përveç 1,520 personave të plagosur dhe 200 të bllokuar, gjithashtu të paktën 2,927 familje kanë humbur shtëpitë e tyre, tha për mediat presidenti i Asamblesë Kombëtare të Venezuelës, Jorge Rodriguez.
Ai shtoi se Tërmetet me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë janë pasuar nga 138 lëkundje pasuese dhe përpjekjet e shpëtimit vazhdojnë duke konfirmuar edhe mbërritjen e ekipeve të specializuara të shpëtimit nga SHBA-ja, Meksika, Spanja, Katari dhe OKB-ja.

Ai thotë gjithashtu se masat nga Presidentja në detyrë Delcy Rodríguez përfshijnë një kërkesë për kompanitë private që të sigurojnë makineri për të hequr mbeturinat, krijimin e një fondi prej 200 milionë dollarësh për ndihmë dhe linja të posaçme krediti për bizneset e prekura.

 

Sipas mediave ushtria amerikane është angazhuar me të gjitha kapacitetet e saj në operacionin e kërkim- shpëtimit.

“Forcat tona janë të përgatitura të lëvizin shpejt, duke sjellë transportin ajror, logjistikën dhe aftësitë operacionale të pakrahasueshme të ushtrisë amerikane për të ndihmuar në shpëtimin e jetëve dhe për të mbështetur Qeverinë e Venezuelës gjatë kësaj krize”, tha me herët zëdhënësi i Pentagonit, Sean Parnell, në një postim të veçantë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese