Çmimi i naftës ka rënë nën nivelet e para, që nga nisja nga përshkallëzimi i konfliktit me Iranin në fund të shkurtit. Ndërkohë, një numër i madh tankerësh nafte kanë kaluar përmes Ngushticës së Hormuzit.
Nafta e papërpunuar Brent, standardi global i referencës, ra sot në 72.24 dollarë për fuçi, niveli më i ulët që nga periudha para nisjes së sulmeve raketore të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Teheranit. Gjatë këtij muaji, çmimet e naftës kanë shënuar një rënie prej më shumë se 20%.
Nafta e përpunuar Brent për dorëzim në gusht u tregtuan me çmim më të ulët se ato për dorëzim në shtator, të cilat arritën në 73.59 dollarë për fuçi.
Ndërkohë, trafiku detar në Ngushticën e Hormuzit, një nga korridoret më të rëndësishme për transportin global të naftës, u dyfishua gjatë 24 orëve të fundit, sipas të dhënave të CNN dhe MarineTraffic.
