Hapësire reklamuese

Bota

Tërmeti i fuqishëm në Venezuelë, Rubio: Amerika qëndron pranë popullit venezuelian në këtë kohë të vështirë

Shkruar nga Newsbomb
Tërmeti i fuqishëm në Venezuelë, Rubio: Amerika qëndron
Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio

Skretari i amerikës, Marco Rubio, ka reaguar në rrjetet sociale lidhur me tërmetin e fuqishëm që goditi sot Venezuela.

Përmes një postimi në platformën X, Rubio shprehu ngushëllimet për familjarët e viktimave që janë prekur nga kjo fatkeqësi.

Po ashtu ai në postim bën me dije se me udhëzimet e Trump, SHBA-të kanë dërguar në Venezuelë ekipe kërkim-shpëtimi, burime mjekësore dhe ndihmë humanitare.

“Shtetet e Bashkuara i shprehin ngushëllimet më të thella popullit të Venezuelës pas tërmeteve shkatërruese. Zemrat tona janë me të gjithë ata që kanë humbur të dashurit e tyre, të plagosurit dhe punonjësit e guximshëm të shpëtimit që punojnë pa u lodhur pas tyre. Amerika qëndron me popullin venezuelian gjatë kësaj kohe të vështirë dhe, sipas udhëzimeve të Presidentit Trump, Departamenti i Shtetit po dërgon menjëherë ekipe kërkim-shpëtimi, burime mjekësore dhe ndihmë humanitare në Venezuelë,” shkruan Rubio.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese