Është thelluar tragjedia në Venezuelë, pasi mësohet se bilanci i personave që humbën jetën nga dy tërmetet e fuqishme që tronditën vendin në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës, ka kaluar shifrën 160. Ndërsa numri i të plagosurve mësohet se është afro 970.
Lajmi është bërë i ditur nga vetë presidentja në detyrë e Venezuelës, Delcy Rodríguez.
Megjithatë, dyshimet janë se numri i viktimave mund të jetë shumë më i madh sesa ai që është raportuar deri më tani, pasi po vijojnë kërkimet nën rrënojat e ndërtesave që u shkatërruan si pasojë e tërmeteve me magnitudë më shumë se 7 ballëshe.
Fillimisht u raportua se numri i të vdekurve është afro 30, ndërsa mesditën e sotme u konfirmua se bilanci i viktimave është rritur rreth 5 fish nga numri fillestar i raportuar.
Në një intervistë me transmetuesin shtetëror të Venezuelës, Rodríguez tha se po koordinohet me Kombet e Bashkuara për të dërguar ekipe shpëtimi dhe me Fondin Monetar Ndërkombëtar për të krijuar një fond fillestar prej 200 milionë dollarësh për rindërtimin e vendit.
Rodríguez gjithashtu i bëri thirrje sektorit privat për ndihmë me makineri të rënda për të ndihmuar përpjekjet e shpëtimit.
Katastrofa e së mërkurës e cila ka shkaktuar shkatërrime të gjera, veçanërisht në kryeqytetin Karakaska të ngjarë ta çojë vendin në trazira të mëtejshme ekonomike dhe politike.
Trump tha se SHBA-të “qëndrojnë të gatshme, të gatshme dhe të afta për të ndihmuar” në një postim në Truth Social të mërkurën vonë.
“Kam udhëzuar të gjitha agjencitë e qeverisë sonë që të përgatiten për të vepruar shpejt”, shkroi Trump. “Ne do të jemi atje për miqtë tanë të rinj dhe të shkëlqyer.”


