Policia në Hagë ka zbuluar një laborator droge sintetike në një lagje të banuar, duke detyruar të bëj evakuimin e rreth 200 banorëve. Ngjarja ndodhi pas raportimeve të banorëve për një erë të fortë që vinte nga një banesë. Forcat e rendit gjetën brenda me qindra litra substanca të rrezikshme, të përdorura për prodhimin e MDMA dhe pilulave “ekstazi”.
Katër persona të moshës 34 deri në 71 vjeç u arrestuan, ndërsa njëri prej tyre u kap i mbuluar me lëngje kimike dhe u dërgua në spital.
Njësia e specializuar LFO ndërhyri për të sekuestuar substancat dhe për të ndaluar procesin e prodhimit.
Ky është evakuimi i dytë brenda 24 orëve në të njëjtën zonë, duke treguar rrezikun e lartë që paraqiste laboratori.
Kryebashkiaku Jan van Zanen e quajti laboratorin “absolutisht të paligjshëm dhe të papërgjegjshëm në një lagje të populluar”, ndërsa policia theksoi se nuk është e zakonshme të zbulohen objekte të tilla në zona të banuara. Hetimet vazhdojnë për të përcaktuar shkallën e prodhimit dhe rrjetin e përfshirë.
