Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, i bëri thirrje sot Kongresit që ta përfshijë Iranin në projektligjin për sanksionet ndaj Rusisë, duke ndryshuar qëndrimin e mëparshëm të administratës së tij lidhur me lehtësimin e sanksioneve ndaj Teheranit.
Mësohet se Trump po kërkon se në vend të kësaj të dobësoj memorandumin e mirëkuptimit të arritur mes SHBA-së dhe Iranit, në një kohë kur tensionet janë përshkallëzuar dhe dy ushtarë amerikanë u vranë në Jordani të shtunën.
“Republikanët duhet ta shtojnë Iranin në Projektligjin e Sanksioneve ndaj Rusisë. Kjo është ajo që Lindsey donte të bënte dhe kjo do të ndodhte. E RËNDËSISHME!!!”, shkroi presidenti në platformën e tij Truth Social.
Ndryshimi i qëndrimit të Trump ndaj lehtësimit të sanksioneve ndaj Iranit është i dukshëm, pasi administrata e tij ka rivendosur sanksionet ndaj eksporteve të naftës iraniane, një nga burimet kryesore të ardhurave për Republikën Islamike.
Kjo lëvizje vjen gjithashtu në një kohë kur SHBA-ja kanë nisur sulme të reja kundër objektivave iraniane, si përgjigje ndaj vrasjes së ushtarëve amerikanë.
