Ish-Emiri i Atarit, Sheikh Hamad bin Khalifa Al Thani, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm në moshën 74-vjeçare, njoftoi Amiri Diëan i vendit.
Sheiku Hamad bin Khalifa Al Thani udhëhoqi Katarin nga viti 1995 deri në vitin 2013, përpara se të abdikonte nga froni te djali i tij, Sheikh Tamim, udhëheqësi aktual i vendit të pasur me gaz të Gjirit.
"Divani i Amirit njoftoi vdekjen e Shkëlqesisë së Tij, Babait Amir Sheikh Hamad bin Khalifa Al-Thani, të dielën në mëngjes. Allahu e mëshiroftë shpirtin e tij dhe i dhëntë shpërblimin më të mirë për atë që ka arritur për atdheun dhe kombin e tij", tha Divani.
Gjatë sundimit të tij, Sheiku Hamad rriti ndjeshëm profilin profilin ndërkombëtar të Katarit. Në drejtimin e tij u zhvillua rrjeti televiziv Al Jazeera, ndërsa vendi fitoi të drejtën për të organizuar Kupën e Botës FIFA 2022.
Sheikh Hamad ia dorëzoi pushtetin të birit, princit të atëhershëm të kurorës, në qershor 2013 në një abdikim të rrallë nga një sundimtar trashëgimtar arab i Gjirit, për të siguruar një trashëgimi të qetë. Vetë Sheikh Hamad kishte marrë pushtetin në vitin 1995, pasi rrëzoi të atin në një grusht shteti pa gjakderdhje.
