Hapësire reklamuese

Bota

Samiti i NATO nuk bëhet dot “pengesë” për luftën në Lindjen e Mesme! Trump godet Iranin, Teherani i jep përgjigje “shkatërruese”

Shkruar nga Newsbomb
Samiti i NATO nuk bëhet dot “pengesë” për luftën
Foto montazh: Donald Trump e lufta ne Iran

Duket se samiti i 36-të i NATO-s nuk është bërë “pengesë” që sulmet në lindjen e mesme të vazhdojnë. Ku kanë qenë Shtetet e Bashkuara të Amerikës ato që kanë përfunduar një raund të ri sulmesh ndaj Iranit, duke goditur mbi 80 objektiva, sipas një deklarate të bërë vonë mbrëmjen e djeshme nga Komanda Qendrore e SHBA-së.

Po ashtu SHBA rivendosi sanksionet mbi shitjet e naftës iraniane në hakmarrje për sulmet ndaj anijeve tregtare pranë Ngushticës së Hormuzit.

Këtë mëngjes Irani paralajmëroi se do jepte një përgjigje “shkatërruese ndaj sulmeve amerikane”, dhe menjëherë pas kësaj deklarate  mbrojtjet ajrore u aktivizuan si në Bahrein ashtu edhe në Kuvajt.

Media shtetërore iraniane raportoi shpërthime në ishullin Kharg, një qendër jetësore për eksportet e naftës së Teheranit, si dhe në qytetet portuale të Bandar Abbas dhe Sirik dhe në ishullin Qeshm. Sulmet ndodhën ndërsa Irani mban një funeral për udhëheqësin suprem të ndjerë.

Siguria në Ngushticën e Hormuzit pritej të diskutohej nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë të NATO-s, ndërsa mblidheshin në Ankara, raporton CNN.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese