Pasditen e kësaj të mërkure, e cila përkon me ditën e 39-të të protestës në Tiranë, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla, ka zbuluar se dy prej qytetarëve që hiqen si atdhedashës në shesh, janë arrestuar nga Policia për drogë.
Socialisti zbulon se bëhet fjalë për shtetasit e identifikuar si Egzon Azemi dhe Besnik Mujeci, të cilët janë vënë në pranga për shitje droge.
“Transparenca e Protestës, identifikojmë sorrat. Kur unë flas për sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore e kam fjalën për tipa si këta në video që sigurisht nuk kanë si të jenë pro qeverisë së Tiranës. Normal janë kundër Edi Ramës. Edhe kundër meje, pse jo. Sepse i kemi arrestuar me 11 mijë doza drogë” shkruan Taulant Balla në postimin e tij.
Postimi i Taulant Ballës:
