Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përfshihet nga flakët kodra e Kuzum Babasë në Vlorë, banorët në panik për djegien e Teqesë

Shkruar nga Newsbomb
Përfshihet nga flakët kodra e Kuzum Babasë në Vlorë,
Pamje nga vendngjarja

Është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure kodra e Kuzum Babasë në Vlorë ku raportohet se është djegur një sipërfaqe toke me shkurre dhe bimësi.

Paraprakisht raportohet se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat po punojnë për të mbajtur nën kontroll situatën.

Ajo cfarë ngre më së shumti shqetësim te banorët e zonës, është fakti se vetëm pak metra më larg ndodhet edhe Teqeja e Kuzum Babasë, e cila rrezikohet të preket.

Megjithatë, deri më tani nuk ka asnjë alarm që zjarri të ketë marrë përmasa të mëdha.

Zjarrfikëset ndodhen në vendngjarje duke vijuar punën e tyre për shuarjen totale të flakëve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese