Numri zyrtar i të vdekurve nga tërmetet shkatërruese në Venezuelë ka arritur në 5208 persona, me 89 viktima të regjistruara vetëm gjatë orëve të fundit. Sipas bilancit më të fundit të konfirmuar nga Kryetari i Asamblesë Kombëtare, Jorge Rodriguez 16,740 persona kanë mbetur të plagosur. Dhe gati 20 miijë individë kanë mbetur të pastrehë.
Dëmi është i madh edhe në ndërtesa ku janë dëmtuar në total 856 objekte, prej të cilave : 856 objekte, prej të cilave 190 janë shembur plotësisht.
Autoritetet vendase nuk kanë dhënë ende një shifër zyrtare, por Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) vlerëson se numri i njerëzve që dyshohet se janë bllokuar nën rrënoja mund të arrijë deri në 50 mijë persona.
Kujtojmë se Venezuela u godit nga dy tërmete jashtëzakonisht të fuqishme me magnitudë 7.2 dhe 7.5 ballë më 24 qershor, të cilat u shoqëruan me më shumë se 1,350 pasgoditje.
