Hapësire reklamuese

Ekonomi

“Zëvendësimi i lekut me euron nuk do të ndodhë nesër”, Ardian Civici: Ky proces zgjat nga shtatë deri në 12 vite

Shkruar nga Newsbomb
“Zëvendësimi i lekut me euron nuk do të ndodhë
Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici

Eksperti i ekonomisë, Ardian Civici, ka folur mbi përgatitjet ligjore të Shqipërisë për të zëvendësuar lekun me monedhën e euros.

Ai tha gjatë një interviste për emisionin “Sheshi i Dollarit”, në ABC News se ky projektligj vjen në momentin e duhur pasi pasqyron një fazë shumë të rëndësishme në të cilin ndodhet vendi sa i takon integrimit në Bashkimin Evropian.

Ky është një projektligj i pritur prej një kohe relativisht të gjatë, pasi ligji i fundit daton në vitin 1997. Që prej asaj kohe kanë ndryshuar shumë gjëra dhe janë shtuar kërkesa të reja. Këtë herë, projektligji pasqyron edhe fazën shumë të rëndësishme ku ndodhet Shqipëria në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

Kapitulli 17, që lidhet me Bankën Qendrore, sistemin bankar, sistemin monetar dhe atë financiar, është një nga kapitujt më të rëndësishëm të negociatave. Ky draft, i hedhur për konsultim publik, vjen në momentin e duhur dhe adreson sfidat me të cilat duhet të përballemi”, tha Civici.

Eksperti i ekonomisë theksoi se ky proces nuk do të ndodhë nesër, por në skenarin më të mirë mund të realizohet brenda shtatë viteve, ndërsa referuar përvojës së vendeve të BE-së mund të zgjasë deri në 12 vite. Pra, sipas Civicit çdo gjë varet nga aftësia e Shqipërisë për të përmbushur reformat e kërkuara.

Ky është një proces relativisht i gjatë. Nuk është diçka që mund të ndodhë nesër. Fillimisht, Shqipëria duhet të bëhet anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Evropian. Kjo fazë është shumë e rëndësishme, pasi kërkon përshtatjen e legjislacionit dhe të sistemit bankar me standardet evropiane.

Procesi i zëvendësimit të lekut me euron, edhe në skenarin më optimist, mund të realizohet brenda shtatë viteve. Në raste të tjera, siç ka ndodhur në disa vende të BE-së, ai mund të zgjasë 10 deri në 12 vjet. Gjithçka varet nga ritmi dhe aftësia e Shqipërisë për të përmbushur reformat e kërkuara”, përfundoi Civici.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese