Hapësire reklamuese

Ekonomi

Për herë të parë në histori, Euro zbret poshtë 94 lekëve, nënçmohet me 31.4% nga 2015-a

Shkruar nga Newsbomb

Për herë të parë në histori, Euro zbret poshtë 94

Kursi i këmbimit të lekut me euron ka shënuar një rënie të fortë gjatë ditës së sotme, duke zbritur për herë të parë në histori poshtë nivelit të 94 lekëve.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, një euro u këmbye sot me 93.88 lekë, me një nënçmim prej 0.19 lekë, në krahasim me ditën e mëparshme. Kjo është rënia më e madhe ditore e këtij viti.

Në krahasim me fillimin e këtij viti, monedha e përbashkët është nënçmuar me 3%, ose gati me 3 lekë.

Mesatarisht, për periudhën 3 janar deri në 3 korrik, një euro është këmbyer mesatarisht me 95.8 lekë, përkundrejt 97.8 lekë, që ishte mesatarja e 2025-s.

Në krahasim me mesataren e vitit 2015, kur këmbehej me 139.7 lekë, euro ka rënë me 31.4%, ose me gati 44 lekë.

Aktorët e tregut pohojnë se arsyet e rënies lidhen me një sërë faktorësh, si fluksi i parave informale që po hyri në vend pas vitit 2016 dhe u investua kryesisht në ndërtim.

Pas vitit 2022, një efekt gjithnjë e në rritje erdhi dhe nga turistët, me hyrjet e të huajve që në 2025-n i kaluan 12 milionë.

Rënia e ditëve të fundit lidhet kryesisht me efektet sezonale, por aktorët e tregut pohojnë se situata është pak kaotike dhe është e vështirë që të kuptohet se çfarë po ndodh.

Rënia e euros ka dëmtuar rëndë eksportuesit, por dhe sektorin turistik që i merr të ardhurat në euro, ka zhvlerësuar remitancat e emigrantëve.

Në kahun tjetër, ai ka qenë pozitiv për importuesit, që u duhen më pak euro për të blerë të njëjtën sasi mallrash, buxhetin e shtetit që paguan më pak për borxhin e jashtëm, shqiptarët që ikin jashtë vendit për pushime tj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese