Hapësire reklamuese

FCB Bomb

FOTO-LAJM/ Berisha “tradhtohet” edhe nga dikush tjetër!? Kush është deputeti i PD që mori pjesë në protestën e Lapajt

Shkruar nga Newsbomb
FOTO-LAJM/ Berisha “tradhtohet” edhe nga dikush tjetër!? Kush
Besart Xhaferri

Deputeti demokrat, Besart Xhaferri, është parë ditën e sotme në protestën e Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” të Adriatik Lapajt. Besart Xhaferri është deputeti i vetëm i PD që i është bashkuar protestës së Adriatik Lapajt i cili sot organizon protestën e katërt kombëtare para kryeministrisë.

Adriatik Lapaj prej më shumë se një muaji qëndron përpara godinës së kryeministrisë ndërsa ka deklaruar se nuk do të largohet deri në momentin që Edi Rama të japë dorëheqjen.

Asnjë nga deputetët e Partisë Demokratike nuk i është bashkuar protestës së Lapajt ndërsa pjesëmarrja e Besart Xhaferrit duket se tregon një mesazh të qartë bashkëpunimi opozitar kundër Edi Ramës.

Kujtojmë se në protestën e fundit të “Shqipëria Bëhet”, aleati i Berishës, Kreu i Partisë së pensionistëve Selami Jenisheri, i cili pas tryezës së fundit të opozitës u ngrit edhe iku në mënyrë demonstrative pasi nuk iu dha fjala, ka “tradhëtuar” aleancën me PD. Kjo pasi ai u  fotografua mes turmës së protestuesve të Lapajt, gjë e cila nga ngritur dyshimin se ai është "afruar" me këtë lëvizje.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese