Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Zgjedhja e Bora Muzhaqit për të shkuar në Kuvend me biçikletë bëhet virale, rikthen vëmendjen te deklarata e saj si ministre

Shkruar nga Newsbomb
Zgjedhja e Bora Muzhaqit për të shkuar në Kuvend me
Bora Muzhaqi me biciklete duke shkuar dje ne Kuvend

Një nga fotot që tërhoqi më shumë vëmendje dhe u komentua gjerësisht këtë të mërkurë ishte mënyra se si deputetja socialiste, Bora Muzhaqi zgjodhi të shkonte në Kuvendin e Shqipërisë.

Ndryshe nga shumica e kolegëve të saj, ish-ministrja e kabinetit Rama u paraqit në seancën plenare me biçikletë, duke hequr dorë nga automjeti apo taksia, një mjet transporti ky i fundit që është përdorur shpesh herë edhe nga ministrja Eriona Ismaili.

Megjithatë, kjo zgjedhje riktheu në vëmendje një deklaratë të vetë Muzhaqit të bërë disa vite më parë, kur mbante postin e ministres së Shtetit për Rininë dhe Fëmijët. Në atë kohë, ajo shprehej se për shkak të detyrës, ishte e detyruar të përdorte automjetin zyrtar, edhe pse theksonte se në jetën e përditshme preferonte të lëvizte me biçikletë.

"Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vij edhe në këmbë, do të përpiqem që të vij edhe në këmbë. Unë zakonisht lëviz me biçikletë, por... Qytetarët, për arsye ambientaliste, duhet të përpiqen të lëvizin në këmbë ose me biçikletë, siç kam bërë edhe unë. Por, nëse duhet, edhe me makinë", deklaronte Muzhaqi në atë periudhë, kur vendi po përballej me rritjen e çmimeve të karburantit.

Me kalimin e viteve dhe ndryshimin e rolit të saj nga ministre në deputete, duket se edhe mënyra e transportit të Bora Muzhaqit ka ndryshuar, duke zgjedhur këtë herë biçikletën për të mbërritur në Kuvend.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese