Hapësire reklamuese

FCB Bomb

"Na bëre të gjithëve vizionarë", Edi Rama "bezdiset" nga elozhet në programin me të rinjtë! Batuta me ekselentin: Ça ke, se si dukesh?! Merr frymë (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
"Na bëre të gjithëve vizionarë", Edi Rama
Edi Rama dhe studenti qe mori certifikate gjate ceremonise

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë këtë të mërkurë në takimin përmbyllës të Thirrjes së 10-të të Programit Kombëtar të Praktikave të Punës për studentët e ekselencës, i cili prej 10 vitesh po kthen përvojën në punësim.

Teksa ka dalë në podium për të marrë fjalën dhe u prezantua si njeriu që mbëhstet këtë nismë me vizion, Edi Rama u duk se u bezdis nga elozhet dhe sapo nisi fjalën, tha "Na bëre të gjithëve vizionarë!"

"Shumë kënaqësi ju shoh këtu në këtë pallat, që gjithmonë kur bëjmë këtë takim, bëhet më i bukur edhe ka një energji më pozitive", vijoi më tej kryeministri, duke përgëzuar studentët e ekselencës për angazhimin në këtë program 1 vjeçar të praktikave të punës.

Gjatë ceremonisë, është regjistruar edhe një moment tjetër që ka shkaktuar batuta në sallë, kur një prej studentëve mori certifikatë.

"Çfarë ke?" e pyeti me humor kryeministri, pasi i riu nuk dukej dhe aq i qetë e i lumtur për vlerësimin. "Mora certifikatën", u përgjigj ai, ndërkohë që e gjithë salla shihte nga podiumi, kur Edi Rama vet nuk po e mbante dot të qeshurën.

"Si... Si i shqetësuar. Merr frymë", ju drejtua ai sërish të djalit, i cili vazhdonte të mbante përsëri një qëndrim serioz. Të tjerët, nisën të qeshnin gjithashtu nga ky moment humori, ndërsa kryeministri bënte shenjë me dorë dhe e shihte herë pas herë të riun.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese