Hapësire reklamuese

FCB Bomb

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Jozefina Topalli bëhet gjyshe për herë të tretë, Megi bekohet pas dy djemve me një vajzë

Shkruar nga Newsbomb
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Jozefina Topalli bëhet
Foto arkiv: Megi me bashkeshortin dhe dy djemte e saj

Pritjes së ëmbël i ka ardhur fundi! Vajza e ish-kryeparlamentares, Jozefina Topallit, Megi, ka sjellë në jetë bebushen e saj, duke sjellë gëzim dhe lumturi të madhe në familjen e tyre.

Dy engjëjt e saj, tashmë janë bekuar me një motër të vogël. Lajmin e bukur e bëri publik vetë Megi përmes një fotografie të ndarë në rrjetet sociale, ku shihen duart e tre fëmijëve dhe të sajat, së bashku me ato të bashkëshortit të saj.

 Ndonëse në postim nuk është zbuluar gjinia e fëmijës, urimet për familjen nuk kanë munguar duke i zbuluar kështu dhe “sekretin” e vogël.

Ndër të parat që e uruan ishte Floriana Garo, e cila i uroi bebushes së Megit jetëgjatë, duke i zbuluar kështu edhe gjininë.

“Jete të gjatë vajzës Megi. Qofsh një nënë e lumtur për tre fëmijët e tu”, shkruan Garo.

Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Jozefina Topalli bëhet
Postimi i Megit dhe komenti i Garos

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese