
Klodjan Skënderaj është zgjedhur kryetari i ri i Dhomës së Avokatisë Tiranë, duke rezultuar në kandidatin më të mbështetur dhe më të votuar nga kolegët. Ai ka arritur të marrë 569 vota nga 774 votues në total, ose 73% të totalit.
Pas tij, janë renditur Lulzim Alushaj me 88 vota dhe kandidati Saimir Vishaj me 43 vota, ndërsa të tjerët në garë ishin Edmond Petraj, Gentiana Qendro, Malvina Lika, Mirela Biba dhe Sonila Velo.
Klodjan Skënderaj është avokat, pedagog dhe studiues i njohur në fushën e jurisprudencës dhe të drejtës penale. Ai ka përfunduar studimet në Fakultetin e Drejtësisë të Universiteti i Gjenovës në vitin 2005 me rezultate maksimale 110/110 dhe prej më shumë se 15 vitesh ushtron profesionin e avokatit.
