Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Ambasadoret e bukurisë “pushtojnë” Himarën, 45 shtete në spektaklin botëror të Miss Summer World 2026

Shkruar nga Newsbomb
Ambasadoret e bukurisë “pushtojnë” Himarën, 45 shtete
Foto nga "Mis Summer World 2026"

Himara  zemra e rivierës  shqiptare u shndërrua në epiqendrën e bukurisë botërore, duke mirëpritur me sukses edicionin jubilar të dekadës së parë të “Miss Summer World 2026”, spektakli ndërkombëtar që promovon Shqipërinë turistike, kulturën, traditat dhe trashëgiminë tonë në arenën globale. Nën vizionin dhe drejtimin e themelueses dhe producentes së Miss Summer World Albana Çakshiri, ky event madhështor mblodhi në Himarë përfaqësuese nga plot 45 shtete të botës, duke e kthyer rivierën tonë në një skenë të madhe sharing, elegance dhe emocionesh të bukura.

Kurora e fitueses këtë vit udhëtoi drejt Estonisë ku 23 vjeçarja Milena Denneng, u shpall fituese e këtij kompeticioni. Shoqeruese e 1-re u shpall Rumania, Shoqeruese e 2-te Gjeorgjia, ndersa vendin e Shoqerueses se 3-te e fitoi Moldavia, per tu mbyllur me vendin e Shoqerueses se 4-të qe shkoi oer Gambian. Qindra spektatorë ndoqën nga afër këtë ngjarje te madhe bukurie, i cili u zhvillua në një skenë fantastike të ngritur në sheshin kryesor të qytetit të Himarës, duke krijuar një atmosferë magjike mes dritave, muzikës dhe energjisë së bregdetit jonian. Një nga momentet më emocionuese të mbrëmjes ishte kurorëzimi i fitueses nga Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Erjona Ismaili, në praninë e Prefektes së Qarkut Vlorë, Evis Allushi, si dhe përfaqësuesit të Bashkisë Himarë, Pervin Gjikuria.

Një rol të rëndësishëm në realizimin e këtij aktiviteti pati Bashkia Himarë, e cila mbështeti organizimin e këtij eventi ndërkombëtar, duke kontribuar në promovimin e Himarës dhe gjithë rivierës shqiptare si një destinacion elitar turistik dhe kulturor. Mbrëmja gala u kthye në një festë të vërtetë dedikuar bukurisë dhe promovimit të vlerave shqiptare, ku natyra mahnitëse e detit Jon, kultura, mikpritja dhe tradita shqiptare morën vëmendjen e mediave dhe publikut ndërkombëtar. Përmes këtij eventi, Shqipëria vijon të promovohet si një destinacion turistik dhe kulturor me potencial të jashtëzakonshëm në skenën botërore.

“Miss Summer World 2026” vulosi edhe një herë Himarën si kryeqendrën shqiptare të turizmit dhe një nga destinacionet më të rëndësishme të eventeve ndërkombëtare në rajon.

Ambasadoret e bukurisë “pushtojnë” Himarën, 45 shtete
Fituesja Milena Denneng

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese