Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Dy shqiptarë në stafin muzikor të filmit hollivudian "Odisea", etnomuzikologu Vasil Tole dhe mjeshtri vlonjat i culës dyjare Vendim Kapaj

Shkruar nga Newsbomb
Dy shqiptarë në stafin muzikor të filmit hollivudian
The Odyssey trailer, by Christopher Nolan

Etnomuzikologu Vasil Tole dhe mjeshtri vlonjat i fyellit dhe culës dyjare Vendim Kapaj janë dy shqiptarët që janë përfshirë në stafin muzikor të një prej projekteve kinematografime më ikonike të Hollivudit, "Odisea".

Tani që premiera e filmit madhështor "Odisea" është mbajtur, studiuesi Vasil Tole shpreh falenderim për kompozitorin e muzikës së këtij filmi, Ludwig Goranson, i cili e ka bërë pjesë të grupit të ekspertëve të muzikës në këtë film.

"Qasja e regjisorit Nolan dhe talenti i pacak i z Goransson (fitues i çmimit OSKAR për muzikën e filmit OPENHAJMER), bëri që vëmendja e tyre natyrshëm të kthehej edhe nga traditat muzikore të popullit tonë, të Labërisë dhe të Toskërisë, vokale dhe instrumentale", shkruan Tole.

Kompozitori Ludwig Göransson është frymëzuar nga polifonia shqiptare, ndaj vendosi të mos ndërtonte kolonën zanore mbi një orkestër klasike simfonike, por të kërkonte tinguj autentikë që t’i afroheshin sa më shumë botës së lashtë.

"Padyshim, përfshirja e tyre në muzikën e filmit (muzika e interpretuar nga fyejt e Gramshit, grupi i Djemve të Delvinës dhe fyelltari Vendim Kapaj-Vlorë), janë një konfirmim botëror i vlerave të jashtëzakonshme artistike muzikore të popullit tonë", vijon studiuesi Vasil Tole.

Kompozitor fitues i Oscar-it erdhi në Shqipëri për të regjistruar polifoninë tonë dhe instrumentet tradicionale, duke i bërë ato pjesë të një prej produksioneve më të mëdha kinematografike të viteve të fundit.

Edhe mjeshtri vlonjat Vendim Kapaj është shprehur në media se pjesëmarrja në këtë produksion nuk është vetëm një sukses personal, por edhe një moment krenarie për kulturën shqiptare, pasi tingujt e Labërisë dhe iso-polifonia shqiptare tashmë dëgjohen në kolonën zanore të një prej filmave më të mëdhenj të Hollivudit.

Stafin muzikor të filmit, shikojeni KËTU dhe muzikën e filmit ODISEJA e dëgjoni KËTU

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese