Hapësire reklamuese

Kulture & Art

“Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë përgjithmonë" pritet me sukses në Libohovë

Shkruar nga Newsbomb
“Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë
Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë përgjithmonë

Mbrëmjen e djeshme, në Qendrën Kulturore të Libohovës, Qendra Kulturore Mediatike Antigonea organizoi shfaqjen premierë të pjesës teatrale "Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë përgjithmonë", interpretuar nga trupa teatrore e shkollave të Bashkisë Gjirokastër.

Vetë organizatorët nuk e prisnin një sukses të tillë. U kënaqën aktorët, publiku dhe organizatorët. Ishte vërtet një shfaqje fantastike, e cila u prit me duartrokitje pas interpretimit të secilit prej tre akteve.

“Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë
 

Teatri u ndoq me interes nga më shumë se 50 nxënës, prindër, mësues, punonjës socialë dhe psikologë.

Në fund të shfaqjes, pjesëmarrësit në sallë bashkëbiseduan me aktorët dhe organizatorët, duke bërë vlerësime pozitive për mënyrën se si u trajtua tema e bullizmit, si një shqetësim i madh dhe shpesh i nënvlerësuar në shoqërinë shqiptare.

Gjatë diskutimeve, pjesëmarrësit falënderuan koordinatorin e projektit, Engjëllush Serjani, drejtuesen e trupës teatrore të fëmijëve, Athalia Koçi, regjisorin Kosta Kreci, këngëtaren dhe aktoren interpretuese Nikol Çabeli, si dhe aktorët e rinj: Amalia Çenko, Hari Puleri, Amalia Puleri, Dasara Çibuku, Albert Shehu dhe Regis Gozhita.

 

Shfaqjet e grupit të teatrit lëvizës do të vazhdojnë edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Gjirokastrës.

Kjo shfaqje organizohet në kuadrin e projektit "Nga ndërgjegjësimi tek veprimi: Parandalimi i kulturës së bullizmit në shkolla dhe minoritete", i organizuar me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Shërbimeve Sociale dhe i financuar nga Ambasada e Suedisë në Tiranë.

“Bullizmi, një fjalë e keqe sot, një plagë
 

Mesazhi i shfaqjes së trupës së të rinjve ishte i qartë: bullizmi nuk është më një fenomen i izoluar, por një realitet shqetësues që është përhapur gjerësisht në shkolla dhe në komunitet. Ai kërkon një angazhim më serioz nga e gjithë shoqëria. Shfaqja i bën thirrje institucioneve, familjeve dhe komunitetit që të kapërcejnë fjalimet moralizuese dhe të kalojnë nga ndërgjegjësimi te masat dhe veprimet konkrete parandaluese.

Referuar edhe disa ngjarjeve reale të ndodhura në qarkun e Gjirokastrës, bullizmi nuk është më një problem i veçuar, por një shqetësim që ka prekur një pjesë të brezave të rinj, duke paralajmëruar rreziqe serioze për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

Në këto rrethana, në qarkun e Gjirokastrës ka filluar një reagim më i koordinuar i shoqërisë civile, në bashkëpunim me shkollat, institucionet vendore të shërbimeve sociale dhe strukturat e policisë.

Qendra Kulturore Mediatike Antigonea, me mbështetjen e programit “Forcimi i Policimit në Komunitet” të Ambasadës së Suedisë, ka nisur të organizojë workshop-e, ditë të hapura dhe veprimtari kulturore që synojnë sensibilizimin dhe parandalimin e kulturës së bullizmit në shkolla dhe komunitet.

Krahas të rinjve, në këto veprimtari janë përfshirë edhe stafet psikosociale, mësuesit, prindërit dhe përfaqësuesit e policisë vendore.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese