Hapësire reklamuese

Kulture & Art

E TRISHTË! Mbyll sytë përgjithmonë aktori dhe regjisori Gjergji Lala

Shkruar nga Newsbomb
E TRISHTË! Mbyll sytë përgjithmonë aktori dhe regjisori
Gjergji Lala

Ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 79-vjeçare, aktori  dhe regjisrori i njohur i kinematografisë shqiptare, Gjergji Lala. Ai mësohet se ka humbur jetën në një spital në Itali, pas një sëmundjeje me të cilën po përballej prej kohësh.

Lala do të mbetet gjatë në kujtesën e shqiptarëve për kontributin e thellë në skenën dhe ekranin shqiptar, ku la pas një karrierë të vlerësuar. Roli i tij më i përmendur është ai i Mihal Grmanos në filmin “Liri a Vdekje”. Vitet e fundit i kaloi në Itali ku edhe u angazhua me filma të ndryshëm.

Ndër filmat e tij më të njohur numërohen: “Tokë e Përgjakut”, “Nusja dhe shtetrrethimi” “Gjurmë në kaltërsi”, “Shtëpia jonë e përbashkët”. Mendohet se artisti do të prehet në qytetin e tij të lindjes në Lushnje.

Newsbomb.al u shpreh ngushëllime familjarëve për humbjen.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese