Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Arti shqiptar në zi! Mbyll sytë përgjithmonë restauratori i kishave dhe xhamive, Jani Zoica humb betejën me sëmundjen e rëndë

Shkruar nga Newsbomb
Arti shqiptar në zi! Mbyll sytë përgjithmonë restauratori i
Jani Zoica

Një lajm i trishtë ka ardhur ditën e sotme, pasi është ndarë nga jeta para kohe restauratori i njohur i objekteve të kultit, Jani Zoica.

Lajmi është konfirmuar nga familjarët e tij, si edhe nga kryetari i Këshillit të Qarkut Korçë, Petrika Tollkuçi.

Jani Zoica ka lënë gjurmë të thella në botën e artit dhe trashëgimisë kulturore, duke u konsideruar si një nga restauratorët më të vjetër dhe mjeshtrat e fundit të këtij profesioni të rrallë.

Për dekada me radhë ai iu përkushtua restaurimit të kishave, xhamive dhe afreskeve, duke ruajtur me përkushtim vlera të rëndësishme historike, artistike dhe shpirtërore.

Shkaku i ndarjes nga jeta mësohet të ketë qenë një problem shëndetësor në zemër, i shfaqur disa ditë më parë, të cilit Zoica nuk arriti t’i mbijetojë pavarësisht trajtimit spitalor.

"Sot humbëm një mik, një njeri model dhe një restaurator të pashoq, Jani Zoica.

Jani ishte një njeri i shkëlqyer, modest dhe me një përkushtim të rrallë. Gjatë gjithë jetës së tij iu kushtua restaurimit të kishave, xhamive dhe afreskeve, duke ruajtur me finesë kujtesën, besimin dhe traditën që ato mbartin.

Largimi i tij i parakohshëm lë pas dhimbje për të gjithë ata që e njohën dhe e vlerësuan.

Nuk e di nëse ky ishte shtrëngimi i fundit i duarve, por ashtu si në këtë foto, do të të mbaj mend përherë: mik i buzëqeshur, me humor, pozitiv dhe me një forcë të jashtëzakonshme karakteri.

Lamtumirë mik!" është shprehur në mesazhin e tij Tollkuçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese