Hapësire reklamuese

Kulture & Art

Delvina SHPALLET pasuri kulturore e paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”

Shkruar nga Newsbomb
Delvina SHPALLET pasuri kulturore e paluajtshme, në kategorinë
Foto nga Delvina

Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale, ka shpallur qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”.

Lajmin e ka bërë të ditur vet ministri i kulturës Blendi Gonxhja, përmes një postimi në llogarinë e tij në rrjetin sociql “Facebook”.

Ku ka shkruar se nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor.

“Këshilli Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore Materiale shpall qytetin e Delvinës pasuri kulturore të paluajtshme, në kategorinë “Ansambël Arkitektonik Urban”, duke vlerësuar rëndësinë e veçantë historike, arkitektonike dhe urbanistike të këtij qyteti, si dhe duke synuar mbrojtjen, ruajtjen, konservimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore.

Nëpërmjet këtij statusi synohet jo vetëm ruajtja e identitetit historik dhe kulturor të qytetit, por edhe nxitja e zhvillimit të turizmit kulturor, promovimi i ndërhyrjeve restauruese dhe rritja e ndërgjegjësimit publik për rëndësinë e trashëgimisë kulturore si një aset i çmuar kombëtar” ka shkruar ministri.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese