Hapësire reklamuese

Kulture & Art

In memoriam për Rezarta Reçi

Shkruar nga Newsbomb
In memoriam për Rezarta Reçi
Rezarta Reçi dhe Flutura Acka

Nga FLUTURA AÇKA

Me Rezarta Reçin kam ndarë thuajse tridhjetë vjet miqësi, njerëzore dhe profesionale, dhe përqasjen e saj si Daimona në këto radhët e mia e kam për të si filozofi jete, të jetuarit e përkorë dhe e patjetërsueshme “besnikërisht ndaj shpirtit tënd”, filozofi që do të përpiqem edhe ta shpjegoj këtu. Kur them miqësi me Rezarta Reçin, nuk e kam fjalën për shëtitjet latyrisëse me torta ditëlindjesh mes tanëve, as vizitat rutinë familjare me kafera e më the e të thashë, as bjerraditje telefonash pa fund e pa sens, që qjithqysh janë pjesë e miqësive, por jo kufijtë e qasjes sonë miqësore.

Miqësia me Rezin nuk kërkoi kurrë këto nënshtresime sigurie, ku më së shumti priresh kur të ka tepruar koha e përbashkët, por edhe kur dëshiron t’i japësh asaj me patjetër statusin e kinse të qëndrueshme. Miqësia me Rezarta Reçin ishte si qiriri që digjet larg për ty, pa britmë, pa kërkuar ta shohësh, t’i japësh të njëjtin flakërim në këmbim.

jo kishte përmasën e një gjëje që po ta përkufizosh, në të vërtetë, e kufizon. Një miqësie të tillë, nuk i mjaftoi koha e kësaj jete për t’u takuar, as i doli ndërkoha e takimit për t’i thënë të gjitha. Nuk kishte kurrë në këto takime të shpeshta emra njerëzish që duheshin përmendur për të mbushur kohën, as bëma që të na dhuronin ngjarjet për t’i tjerrë.

Ne flisnim për gjithçka, pa e trajtuar botën si lodërz për mbushje kohe, por si platforma e gjërave mbi të cilat ngrihej filozofia e jetës sonë. Po, filozofia e jetës sonë. E dashurisë sonë, e zejes sonë, e pasioneve tona, e shërbimeve tona ndaj shoqërisë shqiptare. Çfarë je, nëse nuk e di përse jeton? Një numër amze?! Një amfioks?!

Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 54 të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga 20 Shkurti dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese