Kënga “Nân” e përfaqësuesit të Shqipërisë në Eurovizion është vlerësuar nga mediat prestigjoze si një nga dhjetë këngët më të mira të këtij edicioni të Eurovizionit.
Ndonëse kënga nuk u vlerësua mbrëmjen e djeshme për t’u renditur në mesin e dhjetë këngëve më të mira gjatë festivalit të madh europian, Associated Press e ka renditur të nëntën në top 10 sipas tyre.
Në artikullin e dedikuar këngëve më të mira të këtij ediconi, media prestigjoze vlerëson maksimalisht si tekstin edhe performancën e Alisit, të cilët e quajnë krijmtarinë muzikore një superprodhim.
“Hapet me një këngë kinematografike, një kor si i kishës që përforcon teatrin. Dramatike, për të mos thënë më shumë! Pastaj, Alis, vokalistja pas “Nân”, merr përsipër. Kënga luhet si kolona zanore e një skene kalimtare emocionale në një superprodhim — dhe në skenë në finale, vazhdoi të mbante peshë: Ai mbante veshur atë që dukej si një parzmore me xixa para një ekrani, ndërsa një grua, që portretizonte një nënë, e rrethonte” shkruan Associated Press.
Gjithashtu dhe BBC ka vlerësua maskimalisht performancën dhe krijmtarinë muzikore të “Nân”, pasi në një postim të bërë ditën e djeshme në rrjetet e tyre sociale ata shkruajnë: Kjo është një performancë e paharrueshme dhe mahnitëse nga Alis e Shqipërisë.

