Nga Luela Myftari
Mimoza Ahmeti përmes rreshtave të miqve të saj. Udhëtimet e fundit artistike dhe veprat që e bëjnë unike në 35 vjet tranzicion të një shoqërie që tani po shtanget nga pasha e saj.
Nga “Tutori” te “Gruaja hulçinante”, Mimoza Ahmeti është artistja e guximshme e nudove në pikturë, por edhe ajo e vargjeve me gomerë. Poezia apo një reel që sot bëhet viral, në fakt ka qenë viral që në vitet ’90.
Me shumë erotizëm brenda vargjeve që shkruan Moza Ahmeti për një artist – gomar në perceptim, por që më vonë u bë kryeministër, janë të gjitha rreshta që sot ne i ndjamë nga një poezi e plotë, për t’i dhënë pikërisht atë që vetë Moza nuk do të donte t’i jepte, konotacionin e një poezie që në fakt nuk i kushtohet një kryeministri, por një djali të ri aso kohe, shkruar nga një vajzë e lirë, e lirë për të veshur minifund me opinga, siç thotë Rita Petro, ndër mikeshat e saj më të mira këtë dekadë të fundit, apo aq e lirë sa të shtrihet shkallëve të një panairi ndërkombëtar, si të dojë të gjejë vargjet e tjera për të shkruar, siç thotë Alda Bardhyli. Në këtë pjesë të shkrimit dua të rrëfej Mozën Artiste, edhe atë që kam lexuar unë këto vite të fundit.
Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e 56-të Revistës Newsbomb.al, i cili ka dalë në treg nga, data 20 Prill dhe mund ta gjeni në të gjitha pikat e shitjes, në të gjithë Shqipërinë. Ju mund të abonoheni dhe online, për të lexuar të gjithë revistën, ose artikujt që ju doni!
