Papa Leone, ka emëruar Atë Flavio Cavallini, si Administratortin Apostolik të Shqipërisë së Jugut. Imzot Gjergj Meta dhe. Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore si edhe Ipeshkvi i Rrëshenit, përshëndetën këtë emërim dhe shprehën urimet për Atë Flavion.
Imzot Gjergj Meta, përmes një deklarate piublike vuri në dukje edhe kontributin e vyer të Atë Flavios, teksa theksonte bashkëpunimin e mirë mes tyre.
“Falënderojmë Zotin dhe Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, që ka menduar për ty si Bari i Administraturës Apostolike të Jugut!”, është shprehur ai ndër të tjera.
Atë Flavio Cavallinni u lind në Verona në vitin 1957. Ai veshi zhugunin françeskan dhe, pas studimeve teologjike institucionale, në 1984-n, u urdhërua meshtar.
Pas dy vitesh vazhdoi studimet pranë Studium Biblicum Franciscanum në Jerusalem, duke marrë Laurea magjistralis në Teologjinë Biblike në 1988-n.
Ai u dërgua në Shqipëri në 1993-shin, teksa udhëhoqi për tre mandate, Provincën Françeskane Shqiptare, teksa duke filluar që prej 1994-ës, ka dhënë kurse mbi Shkrimin e shenjtë në Institutin Filozofik-Teologjik të Shkodrës.
Më tej duke filluar nga foto 2015, ai jeton në Kuvendin Françeskan të Tiranës dhe i përkushtohet formimit biblik të laikëve dhe katekistëve. Është autor i disa komentarëve biblikë dhe artikujve dhe studimeve mbi arkeologjinë e krishterë shqiptare.
Letra e Imzot Gjergj Metës:
“Shumë i dashur Atë Flavio,
Me shumë gëzim, morëm lajmin e emërimit tënd si Administrator Apostolik i Administraturës Apostolike të Shqipërisë së Jugut. Ati i Shenjtë ka zgjedhur si udhëheqës të një realiteti misionar shumë të shtrirë gjeografikisht dhe mjaft kompleks një misionar që ka ardhur në Shqipëri qysh në fillimet e hapjes së kishave, pas periudhës së egër të regjimit komunist.
Ti ke shërbyer si Provincial i Provincës Françeskane “Zoja Nunciatë” e më pas edhe si famullitar në disa vende të Shqipërisë. Kontributi yt i vyer në fushën e mësimdhënies së Shkrimit të Shenjtë në Seminarin Ndërdioqezan “Nana e Këshillit të Mirë”, në Shkodër, ku janë formuar breza të tërë priftërinjsh, është i njohur për të gjithë ne. Po ashtu është e njohur edhe puna ungjillëzuese që ke bërë në të gjitha misionet ku ke qenë, me shumë kreativitet e pasion.
Si President i Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë, të uroj mirëseardhjen në këtë Konferencë! Shpresoj shumë që së bashku me ipeshkvijtë e tjerë do të punojmë për Mbretërinë e Hyjit dhe Ungjillin në Shqipërinë tonë.
Falënderojmë Zotin dhe Atin e Shenjtë, Papa Leonin XIV, që ka menduar për ty si Bari i Administraturës Apostolike të Jugut!
Nana e Këshillit të Mirë, Pajtorja jonë dhe Shën Marku ungjilltar të qofshin gjithmonë krah në punën tënde! Të shoqërojmë me lutjen dhe afërsinë tonë”
