“Nân” Alis
Në gjysmëfinalen e dytë të “Eurovision”, ka performuar këngëtari shqiptar Alis me këngën “Nan”. Ai u ngjit në skenë si i 13-ti në renditje, duke dhuruar një performancë spektakolare që elektrizoi publikun e madh të Vienës.
Atmosfera u bë edhe më e veçantë falë pranisë së aktores së njohur Rajmonda Bulku, e cila u shfaq në skenë duke e bërë interpretimin akoma më të fuqishëm dhe emocional.
Tashmë, misioni i vetëm për shqiptarët kudo në botë është votimi për numrin 13, për të mbështetur Alisin dhe për ta çuar sa më lart në këtë garë prestigjioze.
Sondazh
Poll
