
Një komedi franceze vjen premierë në skenën teatrore. Teatri Shëtitës “Çajupi” sjell në skenën e Vlorës një komedi franceze plot guxim, ku maskimet, situatat e çuditshme dhe kthesat e papritura ndërthuren me një ritëm të shpejtë.
Komedia “Sonte do të darkojmë në shtrat” e autorit Marc Camelotti me regji nga Kiço Londo është një performancë, plot humor dhe mendime të thella, që pasqyron miqësinë, vetminë, pasionet dhe tensionet e fshehura të jetës, deri në një fund surprizues që nuk prisni.
Vepra prodhim i Teatrit Shëtitës “Çajupi” shënon premierën në skenën e teatrit “Petro Marko” në qytetin e Vlorës në mbrëmjet e datave 27 dhe 28 mars.
Vepra e autorit Marc Camelotti është me përkthim nga Artur Lena. Siç bëhet me dije në njoftim, premiera në teatrin e Vlorës është edhe me mbështetjen e kryetares së Bashkisë së Vlorës Brunilda Mersini, ndërsa kjo shfaqje bëhet dhe pjesë e aktiviteteve të tjera artistike këtë sezon.
