Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

A do drejtonte Bashkinë e Tiranës? Si përgjigjej Ogerta Manastirliu: Edi Rama e ka menduar mirë

Shkruar nga Newsbomb
A do drejtonte Bashkinë e Tiranës? Si përgjigjej Ogerta
Ogerta Manastirliu

Kryeministri Edi Rama prezantoi sot kabinetin e ri qeveritar në mbledhjen e Asamblesë së Partisë Socialiste ndërsa i hapi rrugën e zgjedhjeve të reja për Bashkinë Tiranë. Edi Rama bëri publike emrin e Ogerta Manastirliut si kandidate për kryebashkiake në Tiranë, ndërsa kjo e fundit tre vite më parë shprehej se ishte e fokusuar tek "Shëndetësia" dhe se nuk aspironte të drejtonte Tiranën.

Ogerta Manastirliu është pyetur nëse synonte të drejtonte bashkinë e kryeqytetit ndërsa theksonte se Edi Rama e ka menduar mirë për sa kohë i ka besuar një detyrë të cilën duhet ta çojë deri në fund.

Intervista

Pyetje: A është synimi juaj të menaxhoni bashkinë më të madhe të vendit, atë të Tiranës?

Manastirliu: Nuk e di nga vjen kjo pyetje. E kuptoj që ju gazetarët padyshim kërkoni lajmin por jam tërësisht e përkushtuar për të vazhduar punën në Ministrinë e Shëndetësisë.

Pyetje: Do ta pranonit drejtimin e Bashkisë Tiranë nëse do t'iu ofrohej nga kryetari i partisë tuaj?

Manastirliu: Nuk e di nga ju vjen kjo pyetje por të jeni të bindur që ne, e thashë edhe njëherë, e kemi Kryetarin e Bashksië Tiranë dhe nuk besoj se ka ndonjë plan për të bërë diçka apo për të patur një propozim ndryshe. Këtë e vendosin instancat e PS. Jemi të fokusuar tek ringritja. Sa i përket detyrës sime, Kryeministri ma ka ngarkuar këtë detyrë dhe kur ma ka ngarkuar e ka menduar që personi i duhur së bashku me ekipin e duhur duhet të çojë përpara reformën në shëndetësi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese