Kryeministri Edi Rama i ka hapur rrugën zgjedhjeve të reja në Tiranë.
Nga Asambleja e PS, kreu i qeverisë ka bërë publike emrin e Ogerta Manastirliu, si kandidate për kryebashkiake në Tiranë.
Rama tha se ky do të jetë një vendim i duhur, ndërsa shtoi se Manastirliu do të udhëheqë kryeqytetin drej një modeli eruropian.
Ndërkohë, kryeministri i shprehu mbështetjen Manastirliut dhe tha se është figura e përshtatshme për të drejtuar Bashkinë e Tiranës.
"Sot kemi një kryetar bashkie të zgjedhur tre herë, i dënuar jo për detyrën si kryetar. I janë nxjerrë edhe biseda me familjarët nga telefoni i burgut. Kjo nuk ndodh në asnjë vend demokratik. Diktatorial, jo e jo.
Është shkelja më e hapur dhe më flagrante në shpërdorim të detyrës nga ana e tyre që duhet të mbajnë nën kontroll hetimet.
Tirana ka punë të mëdha dhe të panumërta, përditë e përnatë. Nuk i heq asnjë meritë kryetares në detyrë për sa ka bërë në këto 7 muaj. E falenderoj për përkushtimin.
Por sot ne duhet të marrim një vendim politik, për t’i hapur rrugë zgjedhjeve për kryetarin e bashkisë në Tiranë. Mendoj se Ogerta Manastirliu është njeriu i duhur për drejtimin e Bashkisë Tiranë.
Tirana s’mund të jetë më një trup pa kokë. Drejtuesja e dikurshme e gruas dhe nënës që ka rritur vajzat e shkëlqyera duhet të marrë drejtimin e kryeqytetit për të kuruar plagët e hapura prej një viti të qeverisjes lokale së çalë dhe për të çliruar para Tiranën drejt synimit europian 2030.
E di që nuk do ma falësh kollaj në një kohë më të gjatë mbase kësaj here, këtë bombë të palajmëruar. Shqipëria ka nevojë për Tiranën si treni për lokomotivën. PS nuk ka më as si pret as ça pret për ta rivënë lokomotivën në lëvizje.
Duhet të më besosh ti dhe të më besojnë të gjithë, nuk kemi ku dhe si e kërkojmë një profil dhe person më të përshtatshëm për t’i kërkuar popullit të Tiranës mbështetjen e tij dhe për t'i dhënë lokomotivës së Shqipërisë shpejtësinë e saj më të madhe.
Kështu që është radha jote e nderuar dhe e dashur Ogerta ta udhëheqësh Tiranën me ambicien, qetësinë që të ka karakterizuar në të gjitha detyrat sfiduese ku ke spikatur deri tani.
Ndërsa detyra jonë është të mbështesim fillimisht duke u vënë në rresh pas teje për të marrë votëbesimin e merituar nga komuniteti i madh i kryeqytetit për kandidaturën bindëse të PS”, tha Rama.


