Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Administrata mblidhet në kafe dhe numëron votuesit”! Celibashi përgënjeshtron deklaratën e deputetes: Lokalet nuk kanë lidhje me zgjedhjet

Shkruar nga Newsbomb
“Administrata mblidhet në kafe dhe numëron votuesit”!
Denisa Vata-Ilirjan Celibashi

Pas pretendimit të deputetes të PD Denisa Vata, se në disa lokale të hapura rreth një qendre votimi në Mat funksiononin në favor të Partisë Socialiste me qëllim ndërhyrjen në procesin zgjedhor dhe intimidimin e qytetarëve pë të votuar kandidatin e tyre, ka patur një reagim nga kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi.

Përgjatë një konference për shtyp Celibashi ka përgënjeshtruar deklaratën e deputetes, duke sqaruar se janë bërë verifikimet përkatëse dhe se to lokale nuk kanë lidhje me procesin zgjedhor dhe kjo i është komunikuar dhe palët që ngriti pretendimet.

“Kemi komunikuar me Policinë e Shtetit për të verifikuar dokumentacionin që disponon çdo individi që pretendon se është i angazhuar në procesin zgjedhor, përveç 1 apo 2 rasteve nuk ka rezulton tjetër problematikë. Nuk kemi për momentin raportime të tilla. Kemi një diskutim në Mat për disa lokale që janë hapur afër një qendër votimi, por ato janë bare normale dhe nuk kanë lidhje me parti politike, e kemi sqaruar dhe me partitë politike që e kanë ngritur si shqetësim”, tha Celibashi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese