Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

"Banoj në Tiranë, te 313-ta, statusi beqar", Ilir Meta del në gjyq, Monika Kryemadhi dëgjon jashtë kafazit të qelqtë

Shkruar nga Newsbomb
"Banoj në Tiranë, te 313-ta, statusi beqar", Ilir Meta del
Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi sot ne sallen e gjyqit

Ish-presidenti Ilir Meta është duke marrë pjesë këtë të premte në seancën e radhës gjyqësore që po mbahet ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, ndërsa e pranishme jashtë kafazit të qelqtë është edhe ish-bashkëshortja Monika Kryemadhi.

I pyetur nga kryetarja e trupit gjykues për gjeneralitetet, Ilir Meta është shprehur se aktualisht jeton në Tiranë, në Burgun 313 dhe për statusin, ka thënë se është beqar, duke mos kursyer ironinë për ish-bashkëshorten.

"Në Tiranë banoj për momentin. Banues te 313. Gjendja civile: beqar, domethënë i divorcuar", është shprehur Ilir Meta.

Avokati i tij, Kujtim Cakrani është shprehur se Gjykata e Posaçme duhet të marrë masa për heqjen e kafazit të qelqtë sepse ish-Presidenti i vendir nuk mund të mbahet në kushte të till, ndërsa kryetarja e trupës gjykuese i ka tërhequr vëmendjen.

"Kam kërkesë paraprake. Kam bërë kërkesë juve një javë më parë për sa i përket kafazit të xhamtë. Ua kam bërë edhe ambasadave, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, ndërkohë Avokatit të Popullit s’ia kam bërë, se është kot", ka thënë avokati.

Kreu i Partisë së Lirisë ka insistuar sërish sot që togat e zeza të lejojnë transmetimin e drejtpërdrejtë të seancave gjyqësore, për shkak të interesit publik, por edhe sepse sipas Ilir Metës, nuk ka arsye që të mos kete transmetim.

Ilir Meta: Unë kërkoj ta rishikoni edhe njëherë çështjen e transmetimit live. Ne kemi këndvështrimin tonë kur vjen puna te kjo çështje. Do t’ju lutesha të shikonit edhe raportin e OSBE/ODIHR-it, ku thuhet se 90% e mediave kontrollohen nga qeveria. Nuk shoh realisht asnjë arsye që ky proces të mos jepet live.

Qeveria është e prirur t’i deformojë faktet. Në këtë mënyrë, populli nuk do të ketë mundësinë të shohë të vërtetën. Këtë çështje s’e kërkoj për veten time, për shkak të funksioneve që kam pasur, por e kërkoj për të gjithë të pandehurit.

***

Përditësim 13:35: Pas shqyrtimit të kërkesës nga trupa gjykuese, është vendosur që kërkesa e Ilir Metës për të mos qëndruar në kafazin e qelqtë dhe që seanca të transmetohet drejtpërdrejt, është rrëzuar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese