Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Dy mjekët e spitalit të Lushnjës dalin në mbështetje të protestës, reagon Korreshi: Dolën në krahun e qytetarëve

Shkruar nga Newsbomb
Dy mjekët e spitalit të Lushnjës dalin në mbështetje
Protesta në Spitalin e Lushnjës

Dy mjekët e spitalit të Lushnjës, Anila Karavoqiri dhe Sokol Papa, kanë dalë hapur në mbështetje të protestës që u zhvillua gjatë ditës së sotme në qytet, ku u kërkua përmirësimi i infrastrukturës së spitalit.

Në postimet e tyre në Facebook, Karavoqiri dhe Papa kërkuan që spitali të ketë kushtet më të mira të mundshme dhe që qytetarët të marrin një sërë shërbimesh shëndetësore direkt aty.

E vërteta (sipas këndvështrimit tim, pasi punoj prej 20 vitesh si mjek) është fakti që shumë pak është bërë në drejtim të investimeve gjatë gjithë kësaj periudhe. Është e vërtetë që është rritur numri i mjekëve specialistë, por kjo nuk mjafton. Qytetarët e Lushnjës meritojnë të marrin shërbimet shëndetësore pranë këtij spitali dhe me kushtet më të mira të mundshme”, thekson mjeku Papa në postimin e tij.

Në lidhje me reagimet e dy mjekëve, deputeti i PD-së, Saimir Korreshi, i cili ishte ideatori i kësaj proteste, i falënderoi Anila Karavoqirin dhe Sokol Papën për sensibilizimin e tyre.

Korreshi shkruan se dy mjekët u rreshtuan në krahun e qytetarëve, të cilët, sipas tij, meritojnë kushte më të mira shëndetësore në këtë spital.

Postimi i plotë:

Falënderoj nga zemra doktoreshën Anila Karavoqiri dhe doktor Sokol Papa që kanë reaguar për protestën e qytetarëve të Lushnjës.

Dy vlera të Spitalit të Lushnjës, ashtu si edhe shumë të tjerë që duhet të thyejnë heshtjen, janë përkrah kërkesave të qytetarëve të tyre.

Spital rajonal, ambiente dhe pajisje moderne, mjekime dhe analiza në këtë spital.

Respekte për punën dhe kontributin e dy mjekëve për komunitetin lushnjar.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese