Lëvizja Vetëvendosje ka fituar zgjedhjet e përgjithshme parlamentare të Kosovës, që u mbajtën këtë të diel, duke fituar me diferencë të thellë ndaj partive kundërshtare. Vlen të theksohet se pjesëmarrja ishte e ulët, vetëm 32% e votuesve morën pjesë në votime.
Kur janë numëruar 96.8% e votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë 291,255 vota, ose 43.03%. Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës, me 143,674 vota, ose 21.24%, ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 119,691 vota, ose 17.70%.
Po ashtu, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka marrë 47,817 vota, ndërsa Lista Serbe e pakicës serbe ka marrë 39,678 vota.
Por si ndahen mandatet?
LVV ka marrë 48 mandate deputeti, PDK ka marrë 24 mandate, LDK ka fituar 20 vende në Kuvend, ndërsa AAK ka mundur të sigurojë 8 mandate.
Pas këtij rezultati, LVV ka shpallur zyrtarisht fitoren, por për formimin e qeverisë së re duhet të bëjë koalicion me një nga partitë e tjera, pasi nuk e arrin shumicën prej 61 vendesh në Kuvendin e Kosovës.

