Hapësire reklamuese

Politikë

"Filli na ndau nga përplasja fizike", Spaho tregon debatet në PD dhe ia thotë troç Luçiano Boçit: Aty vendos Muli, ai nuk pyet askënd! Ta futën sipas porosisë që u është dhënë

Shkruar nga Newsbomb
"Filli na ndau nga përplasja fizike", Spaho tregon debatet
Ilustrim: Edmond Spaho dhe Luçiano Boçi

Ish-deputeti dhe një nga politikanët veteran të Partisë Demokratike, tashmë kritik i lidershipit të saj, Edmond Spaho ka reaguar për zgjedhjet e fundit në këtë parti dhe ka dalë me një "mesazh ngushëllues" për mikun e tij Luçiano Boçi, i cili humbi përballë Belind Këlliçit për postin e nënkryetarit dhe është shprehur se "votimi nuk ka qenë i pastër".

"Kam qene nga te paret ne PD qe jam ngritur kunder Mulizmit jo si filozofi politike, se kjo me ben te qesh kur mendoj Mulin filozof partiak, por si sjellje arrogante, shperfillese ndaj kolegeve, arbitrare ne cdo vendim, nepotiste, pa moral politik, shkeljes me kembe te kolegeve, nepermjet pretendimit per te qene syri dhe veshi i Berishes", shkruan Spaho.

Ish-deputeti tregon situatën organizative brenda Partisë Demokratike dhe thotë se aty bëhet gjithçka që vendos dhe kërkon Flamur Noka. Sipas tij, pak vite më parë kur e larguan nga PD, debati me Flamur Nokën ka shkuar gati në përplasje fizike.

"Per rreth dy vite, ne komunikimet direkte me te, kam kundershtuar sjelljen e tij prej harbuti, qe nuk pyeste per askend por vetem urdheronte se cfare duhej bere, kur merrte vendime duke mos informuar as drejtuesit e qarqeve pa le me ti konsultonte. Vetem filli na ndau nga perplasja fizike.

Per sjelljen e tij te papranueshme i kam shkruar Sali Berishes me dhjetra here. Me mbajti me gajret se gjerat do zgjidhen ne me te miren e mundeshme.

Problemet u zgjidhen duke me larguar mua nga politika, sipas perbetimit te Mulit ne kafet e Tiranes, megjithese kisha kontribute te pakten te barabarta me te gjithe te tjeret qe mbeshteten Rithemelimin dhe mbeten ne politike me garanci nga Berisha", shkruan Edmond Spaho.

Ish-deputeti i thotë mikut të tij, profesorit Luçiano Boçi se largimi është një filozofi në Partinë Demokratike të drejtuar nga Sali Berisha dhe Flamur Noka, duke e paralajmëruar se "ia kanë futur me porosi" ndaj ai humbi në garën për t'u rikonfirmuar si nënkryetar.

"Votimi nuk eshte i paster thua. Nuk ka qene asnjehere qe nga Dhjetori i 2021. Si mund te jete i paster kur LDG dhe FRDP kontrollojne 60% te votave ne Keshillin Kombetar. E kupton Luciano, organizatat partnere percaktojne kush duhet ta drejtoje PD. Kjo procedure e turpshme filloi me Rithemelimin dhe "miqte" e tu ta kane futur sipas porosise qe ju eshte dhene. Me dhimbje vella me dhimbje siç thoshte Kadareja", vijon ai.

Lexoni mesazhin e plotë të Edmond Spahos për Luçiano Boçin:

I dashur Luçiano,

Kam qene nga te paret ne PD qe jam ngritur kunder Mulizmit jo si filozofi politike, se kjo me ben te qesh kur mendoj Mulin filozof partiak, por si sjellje arrogante, shperfillese ndaj kolegeve, arbitrare ne cdo vendim, nepotiste, pa moral politik, shkeljes me kembe te kolegeve, nepermjet pretendimit per te qene syri dhe veshi i Berishes.

Vazhdimisht e kemi diskutuar kete ceshtje, sa nje koleg i nderuar pyeti me sarkazem, perse i hyme Rithemelimit, per te zevendesuar X me Mulin?

Sikurse e di, jam perplasur ashper me te ne kryesi te PD dhe grup parlamentar, per bashkimin pa princip me grupin e Lulit. Me pas, kur pa as me te voglin argument, me shkarkoi nga detyra e drejtuesit te qarkut Korce, vetem se nuk i pelqeja dhe i kishte dhene fjalen dikujt, me te cilin sot eshte armik, qe Spaho do ta shohe me dylbi drejtimin e qarkut Korce. Te njejten gje tentoi te beje me Luan Bacin por pa arritur ta nxjerre ne liste te hapur.

Te nesermen e debatit, kur e takova ne zyren e tij, me argumentoi qe menduan te me zevendesojne me Ivin sepse Permeti, qyteti nga vjen Ivi, eshte afer qarkut te  Korces. A mund ta kundershtosh kete "argument" kur ke parasysh filozofin qe ta parashtron?

Per rreth dy vite, ne komunikimet direkte me te, kam kundershtuar sjelljen e tij prej harbuti, qe nuk pyeste per askend por vetem urdheronte se cfare duhej bere, kur merrte vendime duke mos informuar as drejtuesit e qarqeve pa le me ti konsultonte. Vetem filli na ndau nga perplasja fizike.

Per sjelljen e tij te papranueshme i kam shkruar Sali Berishes me dhjetra here. Me mbajti me gajret se gjerat do zgjidhen ne me te miren e mundeshme.

Problemet u zgjidhen duke me larguar mua nga politika, sipas perbetimit te Mulit ne kafet e Tiranes, megjithese kisha kontribute te pakten te barabarta me te gjithe te tjeret qe mbeshteten Rithemelimin dhe mbeten ne politike me garanci nga Berisha.

Per me teper, PD me sabotoi fushaten personale per zgjedhjet e 11 Majit 2025 ne liste te hapur. Nuk ka ndodhur kurre ne PD qe Muli dhe drejtuesi i qarkut te bejne fushate kunder kolegut te tyre qe te mos jete ne Parlament.

Asnje nga ju nuk foli ne ate kohe. Askush nuk foli se si u be bashkimi dhe si u poshteruan njerezit e Rithemelimit, ata qe renden te paret per te mbeshtetur Berishen dhe premtimin e tij per nje parti te vertete demokratike. Sejcili pa rehatin e tij.

Por nuk folet as kur humbem zgjedhjet ne menyre te turpshme me 300 mije vota diference. Asnje analize nuk u be, asnje nuk mbajti pergjegjesi. Vetem une dhashe doreheqje nga funksionet qe kisha, megjithese pergjegjesia per humbjen fillonte nga Berisha dhe ata qe ishin ne udheheqje.

Perse nuk u zbatua statuti per doreheqjen e Kryetarit, perse nuk folet dhe nuk u ngritet per te mbrojtur demokracine ne  parti?

Sot po provoni ne kurriz ate qe kalova une me pa te drejte.

Votimi nuk eshte i paster thua. Nuk ka qene asnjehere qe nga Dhjetori i 2021. Si mund te jete i paster kur LDG dhe FRDP kontrollojne 60% te votave ne Keshillin Kombetar. E kupton Luciano, organizatat partnere percaktojne kush duhet ta drejtoje PD. Kjo procedure e turpshme filloi me Rithemelimin dhe "miqte" e tu ta kane futur sipas porosise qe ju eshte dhene. Me dhimbje vella me dhimbje siç thoshte Kadareja!

Keshtu do te ndodhte, sepse kur ishte e domosdoshme askush nuk ngriti zerin qe listat per deputete nuk po hartoheshin mbi meriten, mbi sakrificat e cdo njerit, rezultatin e primareve dhe punen e bere me emigrantet, por mbi nepotizem, tarafe, premtime financiare, servilizem.

Cdo njeri pa interesin e tij personal, mjaftonte te ishte vete ne liste te mbyllur, pa me pas le te behej qameti. Sot te ra radha ty te penalizojne pa te drejte megjithese fitove ne Shkoder dhe nuk ta diti njeri.

Ngushellohu qe nuk je as i pari as i fundit ne PD e Berishes. Sot, pothuaj te gjithe te Rithemelimit ngrohen ne diell. Ne zgjedhjet e ardheshme do likujdohen edhe ata pak qe kane mbetur ende ne politike.

Ne se vertet ju dhimbset PD hapeni gojen, flisni per mocalin qe eshte aty, si zgjidhen dhe promovohen njerezit, si rrezohen ata qe guxojne te ngrene probleme dhe nuk bien dakord me ato qe thote Berisha dhe Muli i tij kur e kane gabim.Gervishteni plagen qe te dale e verteta.

Mos shikoni interesin tuaj personal me mendimin qe mjafton ta keni mire me Berishen per vehten tuaj.

Mos pranoni te ofendoheni qe ekipi drejtues aktual eshte me i miri qe ka pasur PD qe nga krijimi i saj. Te gjithe ekipin e sotem ta mbledhesh se bashku, nuk behen as sa çereku i Pjeter Arbnorit qe beri 28 vjet burgjeve te komunizmit.

Luciano, Berisha nuk do njeri, prandaj mos u merzit qe te largoi. Ai do vetem vehten e tij. As Mulin nuk e do, por sot Muli i ofron ate qe ti dhe une nuk mundemi ta bejme.

Ngrijeni zerin nese vertet e doni PD.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese