Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Në krye të ministrisë së riformuar, reagon Blendi Gonxhja: Faleminderit Edi Ramës për besimin!

Shkruar nga Newsbomb
Në krye të ministrisë së riformuar, reagon Blendi Gonxhja:
Blendi Gonxhja

Blendi Gonxhja ka reaguar në rrjete socjale pas emërimit nga kryeministri Edi Rama në krye të Ministrisë së Kulturës, Turizmit dhe Sportit, dikaster i riformuluar pas shkrirjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.

Në reagimin e tij, Gonxhja falënderon kryeministrin Edi Rama për besimin, ndërsa tregon së synimet e këtij mandati si dhe sfidat e mëdha të këtij mandati lidhen me “ShqipërinëTuristike2030”.

Reagimi i Blendi Gonxhes:

Falënderues Kryeministrit Edi Rama për besimin për të vijuar si pjesë e kabinetit qeverisës në mandatin e katërt, në detyrën e Ministrit të Kulturës, Turizmit dhe Sportit.

Ky mandat lidhet ngushtë me sfidat e #ShqipëriaTuristike2030: zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit, forcimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe integrimin e destinacioneve të reja që bashkojnë trashëgiminë kulturore dhe natyrore të vendit, turizmin e eksperiencës dhe fuqizimin edhe të eventeve sportive që gjenerojnë turizëm.

Prioritet mbetet gjithashtu rritja e investimeve në infrastrukturën kulturore, zhvillimi i industrive kreative dhe mbështetja e krijimtarisë artistike e të rinjve, duke pasuruar kalendarin kulturor e turistik gjatë gjithë vitit.

Sporti, si kulturë dhe fuqi për të bashkuar dhe frymëzuar, është pjesë thelbësore e këtij vizioni, si përmes përmirësimit të infrastrukturës sportive dhe zgjerimit të pjesëmarrjes, ashtu edhe përmes përfaqësimit dinjitoz të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

I uroj suksese të gjithë kolegëve në këtë kapitull të ri!

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese