Hapësire reklamuese

Politikë

Nga Zvërneci, BE-ja dhe deri te Spiropali e Koçeku, zbardhet AGJENDA e mbledhjes së socialistëve: Temat e nxehta për të cilat Rama do diskutojë nesër me të “vetët”

Shkruar nga Newsbomb
Nga Zvërneci, BE-ja dhe deri te Spiropali e Koçeku, zbardhet AGJENDA
Foto arkive

Paraditen e nesërme Kryeministri Edi Rama pritet që të bëjë bashkë socialistët, për mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS, në të cilën do të marrin pjesë edhe ministrat.

Mësohet se mbledhja është parashikuar të zgjasë që prej orës 11:00 të paradites deri në orën 05:00 të pasdites, në Pallatin e Brigadave. Ndërkohë është zbardhur agjenda e kësaj mbledhe, e cila mësohet se do të startojë nga kryedeputeti socialist Taulant Balla e më tej do të vijojë me fjalën e Kryeministrit.

Si pikë e parë e vendosur në agjendë është informimi mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare, Shqipëri-BE dhe ecurinë e negociatave të anëtarësimit. Mësohet se deputetët socialistë do të kenë në dispozicion secili nga dy minuta për të drejtuar pyetje.

Pika e dytë konsiston në informimin mbi Paketën e Ligjeve që lidhen me procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE.

Pika e tretë, dhe më e rëndësishmja e agjendës, lidhet me informimin mbi procedurat e ndjekura deri më tani për investimin në Zvërnec dhe interesin e shprehur për zhvillimin turistik në ishullin e Sazanit.

Më tej parashikohet që, Arbjan Mazniku, bashkëkryetar i Komisionit të Reformës Administrative, parashikohet në agjendë të informojë kolegët e Grupit socialist mbi ecurinë e deritanishme të reformës territoriale.

Kryetari i Grupit, Taulant Balla, parashikohet të bëjë një informim të zgjeruar mbi detyrat e lëna nga mbledhja e shkuar e të njëjtit format, përfshirë performancën e anëtarëve të Grupit parlamentar.

Në përfundim të mbledhjes parashikohet që të mbahet një fjalë e Edi Ramës dhe e Taulant Ballës.

Ndërkohë dyshohet se Kryeministri do të ndalet edhe tek zhvillimet e fundit brenda partisë, të lidhura me largimin e Marjana Koçekut apo deklaratat e deputetes dhe ish-ministres Elisa Spiropali, për protestën dhe jo vetëm, përgjatë kohëve të fundit.

Dokumenta bashkëngjitur

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese