Ish-deputete e PD-së Flutura Açka ka reaguar ashpër në rrjetet sociale për sjelljen e deputetëve të Partisë Demokratike në Parlament. Ajo shkruan se gjithë mëngjesin ata kërkuan që Edi Rama të vinte në sallë për t’u përballur me ta në emër të kërkesave të protestës, por kur ai erdhi, ata u larguan. Në postimin e saj, Açka e cilëson këtë si “turp” dhe “mjerim”, duke shtuar se të paktën ata që kishin çuar amendamente duhej të ishin të pranishëm, sepse kjo nënkupton se nuk janë aq kundër sa pretendojnë. Sipas saj, Rama i njeh mirë dhe prandaj “mbretëron bukur mirë”.
Flutura Açka shkruan:
Gjithē mëngjesin e kërkuan Ramën të vinte në sallën e Parlamentit deoutetët e PD-së, sepse donin ta “shqyenin” në emër të kërkesave të Protestës.
Kur tani Rama iu erdhi, ata ikën. Turp! Ata të amendementeve, të paktën, të ishin.
Se kur çon amendamente, nënkupton që nuk je dhe aq kundër. Mjerim! Rama ju njeh mirë, prandaj mbretëron bukur mirë!
