Hapësire reklamuese

Politikë

Çfarë po paralajmëron Arta Dade?! Ish-bashkëpunëtorja i çon mesazh të koduar Edi Ramës: Përvishju gjermanishtes, do të të duhet më shumë se shqipja e protestës!

Shkruar nga Newsbomb
Çfarë po paralajmëron Arta Dade?! Ish-bashkëpunëtorja
FotoArkive: Edi Rama dhe Arta Dade

Ish-ministrja e Jashtme dhe një nga figurat më të spikatura të Partisë Socialiste, Arta Dade, ka reaguar pasi u identifikua nga Newsbomb mes personazheve të përfshirë në postimin e kryeministrit Edi Rama, ku ai ironizonte protestuesit që prej ditësh mblidhen në bulevard duke kërkuar dorëheqjen e tij.

E pyetur nga media Vox News se çfarë mendon për gjuhën e përdorur nga kryeministri, Dade nuk i kurseu kritikat, por edhe “këshillat” për Edi Ramën.

"Për gjuhën e tij? Si njohëse e linguistikës mund të them që ai shqipen e ka manipulative, anglishten e kupton por nuk e flet dot, ndërsa gjermanishten nuk e njeh fare, fare. Unë do t'i sugjeroja për momentin t'i përvishet gjermanishtes, se do t'i duhet më shumë se shqipja e protestës dhe padyshim më shumë se anglishtja e korridoreve diplomatike...", është shprehur ajo.

Ish-ministrja nuk ka preferuar të shtjellojë më tej komentin e saj, por fraza “do t’i duhet më shumë se shqipja e protestës” duket se ka një nëntekst politik.

Nuk është e qartë nëse është një ironi për raportet e Ramës me partnerët europianë, apo një mesazh i koduar, në lidhje me zhvillime të ardhshme që mund ta vendosin kryeministrin përballë institucioneve, ose qarqeve ku gjuha gjermane ka peshë?

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese