Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Rama i besoi ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, flet Toni Gogu: Jam mirënjohës, përgjegjësi e madhe

Shkruar nga Newsbomb
Rama i besoi ministrinë e Shtetit për Marrëdhëniet me
Toni Gogu

Toni Gogu, i cili do të mbajë postin e Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, i vetmi nga radhët e deputetëve që nuk mund të siguronin dot një tjetër mandat, tha për mediat se ndihet mirënjohës.

Në dalje nga Asambleja e PS, Gogu tha se është mirënjohës Ramës teksa shtoi se ishte i privilegjuar për këtë detyrë të re.

“Mirënjohës ndaj kryetarit të partisë dhe Asamblesë. Përgjegjësi e madhe sidomos në këtë kapitull të rëndësishëm të bashkëpunimit të ekzekutivit me parlamentin. Për shkarkimin e zyrtarëve të caktuar ishte vendim i asamblesë. I privilegjuar që ka marrë një detyrë”, tha Gogu.

Gogu do të zëvendësojë Taulant Ballën, i cili do të bëhet kryetar i Grupit Parlamentar të PS-së.

Kujtojmë që Gogu garoi në listë të hapur në zgjedhjet e 11 Majit ku siguroi mbi 6 mijë vota, por nuk arriti të futej dot në Kuvend.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese