Socialistët mbajnë sot Kongresin Zgjedhor, në fokus të të cilit, do të jenë jo vetëm punët e partisë, por edhe sfidat për të çuar përpara qeverisjen pas 11 vitesh në pushtet.
Pjesa e parë e Kongresit iu dedikua mirëqeverisjes, ministra të kabinetit “Rama 3” paraqitën arritjet e deritanishme.
Fjalën e mbajtën ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku, ministri i Kulturës dhe i Ekonomisë, Blendi Gonxhaj, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro dhe ministrja e Bujqësisë, Anila Denaj. Ministrat prezantuan arritjet për të cilat PS kërkon një mandat të katërt për të arritur në projektin e Shqipëria 2030, kampion i Ballkanit.
Fatmir Xhafaj në fjalën e tij në Kongresin e PS ka folur për punën e Partisë Socialiste ndër vite, ku Reforma në Drejtësi është suksesi më i madh i Partisë Socialiste.
“Reforma në Drejtësi e futi vendin në shtratin e shtetit demokratik. Një garanci për ndarjen dhe balancën midis tre pushteteve. Ai u punua nga ne ,Partia Socialiste, dhe mori jetë vit pas viti dhe hap pas hapi fal nesh, PS.
Ndërsa opozita ka mbetur po ajo e shekullit të kaluar. Kur PS ishte në opozitë ne ja propozuam mazhorancës atë kohë, por duke folur me murin propozimi ynë u refuzua.
Ishim dhe jemi të vendosur për ta ndryshuar këtë vend, ku drejtësia është një kordi themelore dhe kryesore. 10 vite më parë të shkojë të dëshmoje me kostum politik ishte e paimagjinueshme. Ky ëhstë një shembull se kemi ngritur një fuqi të re të ligjit. Qëndrimi për përgjegjësinë individuale para drejtësisë është i drejtë. “
Kryeministri Edi Rama do të prezantojë platformën për përzgjedhjen e deputetëve, që do të jenë ekipi garues për mandatin 4-t qeverisës, ndësa 1330 delegatë do të zgjedhin 156 anëtarë të Asamblesë, nga 350 që ka ky forum, ku një pjesë zgjidhen automatikisht për shkak të funksioneve drejtuese që mbajnë në nivel qendror dhe atë lokal.



