Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas publikimit të rezultateve të para të zgjedhjeve në Gjermani ku partia konservatore CDU/CSU ka arritur të fitojë besimin e gjermanëve.
Teksa ka publikuar një foto me kancelarin e ardhshëm, Friedrich Menz, Berisha e uron këtë të fundit për këtë fitore të rëndësishme jo vetëm për Gjermaninë e Europën, por sipas ish-kryeministrit edhe për Shqipërinë dhe vetë Partinë Demokratike.
“Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij”, shkruan Berishan ndër të tjera.
Postimi i plotë:
Fitore historike e CDU/CSU për Europën! Friedrich Merz, Kancelari i Ri i Gjermanisë.
Të dashur miq, rezultatet e zgjedhjeve të përgjithshme në Gjermani tregojnë se fituese e këtyre zgjedhjeve është CDU/CSU, partia aleate e Partisë Demokratike, dhe kancelari i ri i Gjermanisë do të jetë kryetari i CDU, Friedrich Merz. Kjo është një fitore historike për Gjermaninë dhe mbarë Europën.
Ky është një lajm shumë i rëndësishëm për Partinë Demokratike dhe Shqipërinë. Timonin e vendit udhëheqës të Europës e merr kancelari konservator Merz dhe partia e tij.
Me këtë rast, në emër të PD-së, uroj përzemërsisht partinë simotër CDU/CSU dhe kancelarin e ri të Gjermanisë, Friedrich Merz, për këtë fitore tepër të rëndësishme për Gjermaninë, mbarë Europën, por edhe për PD-në dhe Shqipërinë.

