Hapësire reklamuese

Aktualitet

Begaj reagon për herë të parë në ditën e 25-të të protestës: Jam i përkushtuar në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar

Shkruar nga Newsbomb
Begaj reagon për herë të parë në ditën e
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj

Presidenti i vendit Bajram Begaj ka reaguar në rrjete sociale në lidhje me protestat që po zhvillohen ne vend. Ndonëse protesta është në ditën e 25-të të saj, Begaj u shpreh se e drejta për t'u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta.

Ai shtoi se është i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive të qytetarëve.

"Ky aktivitet zhvillohet në një moment kur qytetarë po shprehin publikisht shqetësimet dhe pritshmëritë e tyre në mënyrë paqësore.   
Në respekt të pozicionit kushtetues, neutralitetit  kushtetues, mund të theksoj se e drejta për t’u shprehur dhe për të marrë pjesë në jetën publike është një vlerë e mbrojtur nga Kushtetuta, e cila duhet të ushtrohet në  pajtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Konsolidimi i demokracisë dhe zhvillimi i qëndrueshëm i vendit mbështeten në angazhimin e përbashkët të qytetarëve dhe institucioneve për të vepruar në përputhje me Kushtetutën dhe interesin  kombëtar dhe  atë publik. Korniza kushtetuese,  së bashku me rregullat e shtetit ligjor dhe  demokracisë përbëjnë garancinë kryesore për funksionimin e drejtë të shoqërisë. Si President i Republikës, mbetem i përkushtuar në mbrojtje të Kushtetutës, të të drejtave dhe lirive themelore të qytetarëve, si dhe në nxitjen e një klime bashkëpunimi dhe dialogu që i shërben interesit kombëtar dhe publik, të ardhmes evropiane dhe përkatësisë dhe vlerave Euroatlantike të vendit",- tha Begaj.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese