Hapësire reklamuese

Rajoni

Pas deklaratës skandaloze, ministrja serbe s’ka “ndër mend” të japë dorëheqjen! Snezhana Paunoviç: Ndoshta duhet të përdorja fjalën “deportim”, Sveçla është terrorist

Shkruar nga Newsbomb
Pas deklaratës skandaloze, ministrja serbe s’ka “ndër
Snezhana Paunoviç

Ministrja serbe për Pushtetin Lokal, Snezhana Paunoviç, ka bërë një tjetër reagim në lidhje me deklaratën e saj të rëndë për spastrimin etnik të Kosovës. Në një intervistë të re të dhënë prej saj ajo është shprehur se ndoshta duhej të kishte përdorur një terminologji tjetër në vend të shprehjes “spastrim etnik”, sipas saj fjala e duhur që do të duhej të kiahte përdorur do të ishte “deportim”.

“Me siguri duhej të thoja deportim, thjesht që të shmangia kaq shumë kritika nga të gjitha anët. Por, kushdo që është i arsyeshëm e kupton për çfarë kam folur, edhe pse fatkeqësisht më rrëshqiti ai term. Në fund të ditës, kur vetë ke qenë subjekt i spastrimit etnik, ose për pak sa nuk ndodhi, sepse ende përpiqen ta bëjnë, është e natyrshme që shprehja ‘spastrim etnik’ të mbetet në mendjen tënde për shkak të asaj që ke përjetuar”, ka thënë ajo në TV Prva.

Më tej Paunoviç ka deklaruar se nuk mendon se do të japë dorëheqjen, vetëm në rast se kjo i kërkohet nga populli serb, ndërsa ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla e ka quajtur “terrorist”.

“Ai ka qenë luftëtar i njohur i UÇK-së terroriste dhe ka vrarë e ka zbrazur rajonin e Dukagjinit etnikisht. Ka qenë pjesë e forcave që kanë rrëmbyer njerëz, i kanë dërguar në Shtëpinë e Verdhë dhe u kanë nxjerrë organet”, ka akuzuar ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese