Hapësire reklamuese

Rajoni

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mykonos, grupi drejtohej nga një 37-vjeçar shqiptar

Shkruar nga Newsbomb
Shkatërrohet rrjeti i drogës në Mykonos, grupi drejtohej nga
Droga e sekuestruar

Policia greke ka goditur një grup kriminal të përfshirë në trafikun e drogës në ishullin e Mykonosit, ku organizatori i dyshuar ishte një 37-vjeçar shqiptar. Sipas autoriteteve, shtetasi E. A përdorte një kompani për transportin e turistëve me furgonë si mbulesë për aktivitetin kriminal.

Policia greke bën me dije se automjetet e kompanisë shërbenin jo vetëm për transportimin e anëtarëve të grupit, por edhe për shpërndarjen e lëndëve narkotike kryesisht në zonën e Mykonosit.

Gjatë operacionit u arrestuan pesë anëtarë të organizatës kriminale, si dhe bashkëjetuesja e 35-vjeçarit shtetase rumune. Hetimet tregojnë se aktiviteti i tyre kishte nisur në mesin e muajit prill, ndërsa fitimet e paligjshme nga shitja e drogës vlerësohen në rreth 700 mijë euro.

Kontrollet u zhvilluan në banesa dhe ambiente të përdorura nga grupi në Mykonos, Pire dhe Perama. Gjatë tyre, policia sekuestroi rreth 4.5 kilogramë kokainë, kokainë rozë, kanabis, tableta me substanca farmaceutike, ketaminë dhe kërpudha halucinogjene.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese