Hapësire reklamuese

Rajoni

Tronditet Athina, trupi i dekompozuar i një gruaje gjendet në një valixhe brenda një banese të braktisur

Shkruar nga Newsbomb
Tronditet Athina, trupi i dekompozuar i një gruaje gjendet në një
Vendi ku u gjet valixhja me trupin e dekompozuar

Një ngjarje e rëndë është zbuluar në zonën e Evelpidonit, në Athinë, ku në një banesë të braktisur është gjetur një valixhe, brenda së cilës ndodhej trupi i dekompozuar i një gruaje.

Sipas mediave greke, alixhja u zbulua nga një burrë i pastrehë, i cili njoftoi menjëherë autoritetet. Efektivët e policisë që mbërritën në vendngjarje konstatuan se brenda saj ndodhej trupi i një gruaje në një fazë të avancuar dekompozimi. Sipas informacioneve paraprake, viktima kishte veshur pantallona të shkurtra.

Zona u rrethua menjëherë nga policia për të kryer veprimet hetimore dhe për të mbledhur provat nga ekipet mjeko-ligjore. Ndërkohë, pritet ekspertiza mjeko-ligjore, e cila do të përcaktojë identitetin e viktimës, kohën e vdekjes dhe shkaqet e sakta të saj.

Sipas një banori të zonës, ndërtesa e braktisur kishte qenë e hapur deri rreth dy vjet më parë dhe shërbente si strehë për persona të pastrehë. Megjithatë, ajo u mbyll pas një zjarri.

Ai shtoi se gjatë javëve të fundit kishte parë një person të pastrehë që jetonte pranë ndërtesës, por nuk e kishte parë më ditët e fundit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese