Hapësire reklamuese

Sporti

Donald Trump del kundër presidentit të FIFA-s Infantino: Biletat e Botërorit shumë të shtrenjta, as unë s’do t’i paguaja!

Shkruar nga Newsbomb
Donald Trump del kundër presidentit të FIFA-s Infantino: Biletat e
Donald Trump me trofeun e Kupës së Botës

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka kritikuar koston e lartë të biletave të ndeshjeve të Kupës së Botës 2026, që do të zhvillohet në tre shtete, SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Ai reagoi ashpër ndaj çmimit prej rreth 1,000 dollarësh për sfidën hapëse të ekipit amerikan, duke paralajmëruar se tifozët e klasës punëtore po mbeten jashtë stadiumeve.

Gjatë një lidhje telefonike të zhvilluar me median “The New York Post”, presidenti amerikan tha se nuk kishte qenë në dijeni të nivelit të çmimeve derisa u informua nga gazetarët.

“Nuk e dija atë shifër. Sigurisht që do të doja të isha atje, por as unë nuk do ta paguaja, për të qenë i sinqertë me ju", u shpreh presidenti Trump.

Komentet e numrit një të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, erdhën vetëm disa orë pasi presidenti i FIFA-s Gianni Infantino, mbrojti publikisht modelin e çmimeve të biletave të turneut më madhështor të futbollit. 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese